Kuvendi shqiptar voton pro kërkesës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

98 deputetë votuan pro kërkesës së mazhorancës për të shkarkuar nga detyra presidentin Ilir Meta me motivacionin se ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Pesë deputetë votuan kundër ndërsa dy abstenuan. Gjithashtu 97 deputetë votuan pro ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, gjashtë votuan kundër dhe një abstenoi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, renditi arsyet se përse kjo mazhorancë duhet ta shkarkojë Ilir Metën, ndërsa i bëri thirrje edhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ta mbështesë këtë nismë./ A2 CNN

Reklama