Kuvendi Komunal i Rahovecit, Deklaratë kundërshtuese ndaj aktakuzave të paralajmëruara nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, ka njoftuar Kuvendi Komunal i Rahovecit, sot ka miratuar një Deklaratë lidhur me aktakuzat e paralajmëruar nga Gjykata Speciale.

Iska ka theksuar se KK i Rahovecit, i konsideron të padrejta këto akzuza ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se UÇK ka bërë luftë të pastër, mbi sakrificën e së cilës u themelua edhe Republika e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Ikës:

Sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal Rahovec, me propozim të shefave të grupeve parlamentare është miratuar Deklarata mbi AKTAKUZAT E PARALAJMËRUARA NGA ZYRA E PROKURORIT TË SPECIALIZUAR NDAJ PJESËTARËVE TË UÇK-së TË CILAT JANË TË PADREJTA.

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë luftëtarëve të tjerë.

Këto procese gjyqësore dhe këto aktakuza janë tërësisht politike dhe të njëanshme.

Lufta jonë çlirimtare ishte e pastër si loti dhe atë do ta mbrojmë me dinjitetin tonë.

Krenar me vlerat e paprekshme të UÇK-së!