Kurti: Shans i madh për Kosovën, fituam në referendum me 50,28%

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se sot është ditë e mirë për Republikën dhe shans i madh për Kosovën, sepse siç thotë ai, fitoi referendumi, shkruan Reporteri.net.

“Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën. “, ka thënë ai.

Tutje Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët për votën dhe anëtarët dhe aktivistët e VV-së për angazhimin e tyre gjatë fushatës.

“U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush. Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK19, LDK 15, Srpska Lista 10, AAK 8, KDTP 2, VAKAT 1, IRDK 1, RI 1, NDS 1, SDU 1, JGP 1, PAI 1, LPRK 1.

Ky është postimi i tij i plotë:

Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.

Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.

U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.

Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!

Reklama