Kurti që kërkonte zgjedhje në pandemi, tash kërkon shtyrjen e tyre

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje është pro shtyerjes se zgjedhjeve.

Kurti këto deklarata i bëri pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani.

Ai tha se janë pro shtyerjes së zgjedhjeve lokale që priten të mbahen me 17 tetor pasi që sipas tij duhet të respektohet vlerësimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që rekomandon shtyerjen e zgjedhjeve si shkak i situatës me COVID-19.

“Unë paraqita qëndrimin si kryetar i LVV-së që është për respektimin e vlerësimit të IKSHPK-së i nënshkruar nga 11 doktorë gjithsej natyrisht ndër ta edhe doktor, Naser Ramadani. Shtyerja e zgjedhjeve më së shumti i kushton subjektit tonë pasi që nga 2017 ne jemi në rritje. Mirëpo duke pas parasysh që kemi një përmisim të situatës me pandeminë dhe që ky përmisim të mos ndalet dhe të mos kemi një valë të re, jemi pro shtyerje se zgjedhjeve. Ne nuk imponojmë mendimin tonë do të respektojmë çfarëdo vendimi që merret”, tha ai.

Reklama