Kurti pas rritjes së çmimve: Ruajeni qetësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për rritjen e çmimeve të produkteve bazike për jetesë në Kosovë.

Kurti ka thënë se rritja e çmimit të energjisë ka nxitur edhe rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve tjera.

Kurti ka thënë se do t’i ndihmojnë qytetarët e vendit lidhur me rritjen e çmimeve që është bërë ditëve të fundit.

Ai në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ka bërë thirrje shtetasve të Kosovës që të ruajnë qetësinë e tyre.

“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësit financiare”, ka thënë Kurti.

Reklama