Kurti me Mustafën para mediave: Kjo është marrëveshja jonë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë të përbashkët për media në hollin e Kuvendit të Kosovës, kanë zyrtarizuar arritjen e koalicionit qeverisës.

“Nesër do të shkojmë në Kuvend, për dallim nga hera e kaluar, tashmë me marrëveshje për të votuar qeverinë e re. Jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në VV kanë nisur përgatitjet për referendum, sepse kështu e kërkojnë statutet e dy subjekteve tona”, tha Kurti.

Kurti do të kërkojë votat e deputetëve për t’u bërë kryeministër në seancën plenare për votimin e Qeverisë së re, të hënën më 3 shkurt.

Reklama