Kurti ia kthen letrën Hashim Thaçit, nuk përmbahet nga qasja armiqësore dhe kritikuese

Ftesës së dytë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, drejtuar Albin Kurtit, kryetarit të VV-së, i është përgjigjur ky i fundit.

Letrës së parë Kurti nuk i ishte përgjigjur, ku Thaçi kërkonte takim për t’u konsultuar lidhur me mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Kërkesa e dytë për takim nga Thaçi, ka pasuar me një përgjigje, e cila fillon me një kritikë ndaj Presidentit për publikimin e letrave të tij në media.

“I nderuar President i Republikës së Kosovës,

Ju falemnderit për të dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikohen nëpër portale pastaj mbërrijnë në zyrën tonë.

Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vijë as nesër.

Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja.

Sinqerisht,

Albin Kurti”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.

 

 

Reklama