Kurti i thotë jo dialogut: Pse të mos bashkojmë fermerët shqiptarë dhe serbë?

Kryeministri Kurti vazhdimisht ka thënë se do të fillojë një dialog të brendshëm me serbët e Kosovës duke kërkuar që t’i orientojë ata kah integrimi më i madh në shtetin e Kosovës. Por, duket se prapa këtij qëllimi nuk ka një plan konkret.

Dialogun me serbët e Kosovës para disa vitesh e kishte nisur edhe Qeveria e Aleksandër Vuçiqit, në atë që ishte më shumë një monolog.

Sidoqoftë, duket se dialogu i Kurtit me serbët do të jetë më pak politik, dhe më shumë teknik – nëse veç do të nis ndonjëherë.

Kurti duket se në kombin tonë do të kërkojë bashkimin e bujqve shqiptarë me bujqit serbë – edhe pse nuk dihet se si do të mundësohet një gjë e tillë, ndërkohë që bashkëveprimet mes bujqve që janë fqinj, veçse ndodhin.

“Pse të mos bashkojmë fermerët shqiptarë dhe serbë dhe të flasim për farërat, plehrat, makineritë, prodhimin apo çmimin e karburanteve? Le të fillojmë duke bërë diçka, në vend që të përsërisim të njëjtat pyetje.” – ka thënë z.Kurti, për Le Temps.

Kurti sa ishte në opozitë ka qenë vazhdimisht një kritik i madh i diskriminit pozitiv që i bëhej etnisë serbe në Kosovë.

Në anën tjetër, duhet theksuar se edhe në këto zgjedhje, komuniteti etnik serb i besoi votën Listës Serbe me mbi 95%.

Përgjigja e plotë:

Unë dua të angazhohem në një dialog të orientuar drejt zhvillimit me serbët e Kosovës. Të gjithë duhet të trajtohen njësoj dhe me respekt, por ne duhet t’i japim fund formulave si “një dialog për pajtimin” ose “një dialog historik”. Pse të mos bashkojmë fermerët shqiptarë dhe serbë dhe të flasim për farërat, plehrat, makineritë, prodhimin apo çmimin e karburanteve? Le të fillojmë duke bërë diçka, në vend që të përsërisim të njëjtat pyetje. Sa i përket dialogut me Serbinë, ai duhet të bëhet për të mirën e njerëzve. Deri më tani, kishte të bënte me atë se çka përfitoi Vuçiç, çfarë përfitoi Thaçi… Drejtuesit autokratë i bënin takimet e tyre pas dyerve të mbyllura, në fshehtësi të plotë.

Shpërndaje në:
Reklama