Kurti-gazetarëve: Nëse doni t’ju vij në konferenca, m’i bëni këto pyetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të pyetet sa më pak për dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë disa herë se nuk është prioritet i Qeverisë së tij.

Kurti, në konferencën e sotme për media tha se gazetarët nëse duan ta kenë atë më shpesh përballë, duhet t’i bëjnë më pak pyetje për dialogun.

“Ju nëse doni më shpesh unë të vij në konferenca për media, besoj që duhet më pak për dialogun, e më shumë për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Kurti ka thënë para gazetarëve në ndërtesën e Qeverisë se arritja e një marrëveshjeje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, varet nga kjo e fundit. Kryeministri përsëriti se prioritet i Qeverisë së tij nuk është dialogu me fqinjin verior.

“Se kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellë – që për bindjen time nuk ka alternative – nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, meanxhimi i pandemisë”, tha ai.

“Kur na pyetni për dialogun ne përgjigjemi, por jeta jonë nuk është e varur nga njohja nga Serbia”, theksoi Kurti.

Reklama