Kurti e falënderon Edi Ramën për rrymën, por thotë se Shqipëria s’ka as për vete

Kryeministri Kurti, në konferencë për media tregoi pak më në detaje rreth ofrimit të rrymës për Kosovën nga kryeministri shqiptar Edi Rama, për dy ditët e fundit të 2021-shit. Kurti gjithashtu informoi popullin se kërkesën e tillë e ka bërë Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

“Ne e falenderojmë Edi Ramen për mbështetjen, ministrja jonë e Ekonomisë e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Republikës së Shqipërisë, për shkak se ne jemi komplementar, ne kemi termocentrale ata kanë hidrocentrale, ne kemi qymyr ata kanë ujë, dhe bëhet fjalë për dy ditë, sepse janë të rëndesishme, janë ditë të ndërrimit të motmoteve, dhe kjo ndihmë  është një çik e veçantë sepse është ndihmë në kushtet kur as Shqipëria nuk i ka punët mirë, Shqipëria nuk ka ndonjë bollëk që të na ndihmojë neve por në kushtet dhe vështirësitë e saj, ka shprehur gatishmërinë qe është për t’u falenderuar e vlerësuar’’ ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.

Në këtë konferencë, kryeministri foli edhe për tema të tjera duke përfshirë edhe akuzat e bërë nga opozita në lidhje me keqmanxhimin në kohën e krizës energjetike.

Reklama