Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe te varri i Rugovës për Pavarësi

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes dhe Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova, njofton Klan Kosova.

Pas homazheve, Osmani uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë të madhe.

“Filluam ceremoninë me ngritjen e flamurit shtetëror nga Ushtria jonë dhe tani po vazhdojmë me homazhe tek njerëzit që kanë dhënë gjithçka që ne sot ta gëzojmë lirinë e Pavarësinë. E nderuam njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet kudo”.

Ndërkaq Kurti, kujtoi dëshmorët dhe martirët, falë të cilëve tha se e gëzojmë lirinë.

“Urime, gëzuar përvjetori i 13 i Pavarësisë. Me shpresim dhe besim se viti i 14 i shtetit tonë do të jetë me drejtësi me demokratizim dhe zhvillim, sot kujtojmë personalitet politike kombëtare historike që kontribuan në faza e mënyra të ndryshme, vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete tjera”.

“Falënderojmë gjithë qytetarët e Kosovës që kanë kontribuar për këtë ditë të rëndësishme, dhe kujtojmë gjithë dëshmorët e martirët ata të cilët nuk janë me në mesin tonë e fale të cilëve e kemi lirinë por edhe të cilëve u mungon drejtësia për krime të cilat janë kryer ndaj nesh”.

Reklama