Kurti del me videomesazh: Po e marrim mandatin pa marrëveshje me LDK-në, propozimet tona po injorohen

Albin Kurti ka dalë me një videomesazh pas vendimit të Vetëvendosjes që ta propozojë mandatarin te Presidenti i Republikës së Kosovës.

Kurti, ka thënë se sikurse seanca konstituive dhe takimi me presidentin, edhe mandatari do të merret pa marrëveshje koalicioni me LDK-në.

Kurti, ka thënë se LDK nuk po i shqyrton propozimet për koalicion që ai po i shtron në tavolinë, ndonëse premtons e do ta bëj këtë gjatë takimeve.

Ai ka shprehur besimin se një marrëveshje mund të arrihet edhe në 15 ditët që do të mbesin pas mandatimit nga Presidenti.

Reklama