“Kur qajnë hardhitë” gjendet te Panairi i Librit, sot aty edhe poeti Bajraj për të dhënë nënshkrime

Libri i poetit rahovecas Xhevdet Bajraj “Kur qajnë hardhitë”, tashmë mund të gjendet edhe në Panairin e Librit që po mbahet në Prishtinë.

Ky libër, siç njofton poeti, gjendet nën tezgën e shtëpisë botuese “Amagedoni”.

Po ashtu, Bajraj ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 14:00 do të jetë te vendi i “Amagedon”-it për të pritur lexuesit, të cilëve përveç mundësisë për biseda, edhe do t’u nënshkruhen librat e blerë.

“Nesër, me fillim nga ora 12.00 deri në orën 14, në Panairin e Librit në Prishtinë, te stenda e Shtëpisë Botuese Armagedoni, së bashku me mikun tim, prozatorin Rrahman Paçarizi do të jemi të pranishëm për t’ju pritur dhe nënshkruar librat tonë më të rinj “KUR QAJNË HARDHITË” dhe “SHTATË UDHË” Mirardhshi!”, ka shkruar Bajraj në Facebook. /RahoPress/

Reklama