Kur do të marrë fund “Pranvera e Janarit”?

Temperaturat sot po shënojnë vlera pranverore në rajon dhe Kosovë, ku shihet se para një ore është regjistruar temperatura 14 gradë Celsius në Aeroportin e Sllatinës dhe deri pasdite ka gjasa që në ndonjë rajon të arrijë vlerën ose shifren 15, madje edhe 16 gradë Celsius.

Mot pranveror po mban në tërë rajonin tonë dhe kjo dë të vazhdojë edhe nesër, ndërkohë që nga pasnesër do të fillojë ndryshimi gradual i motit për shkak të afrimit të një fronti të ftohtë ajror nge veriperëndimi i Kontinentit.

Ky front në mbrëmjen e së ejtes pritet të kushtëzojë reshje shiu, shqote, por edhe bore në disa vise të Republikës së Kosovës. Reshje shiu priten në shumë të Shqipërisë, ndërsa borë vetëm në viset malore të vendit dhe ndoshta në disa ultësira në verilindje të vendit.

Edhe ky front nuk do të kënaqë të gjithë dhe po ashtu nuk pritet të kënaqë apetitet e entuziastëve të shumë të reshjeve të borës në viset tona, megjithatë pas këtij fronti pritet të krijohet një ciklogjenezë e fuqishme në jug të Adriatikut dhe Mesdheun qendror afër brigjeve të Afrikes Veriore. Ky ciklon do të vazhdojë të tërheq ajrin e ftohtë nga lindja dhe veriu i Kontientit në drejtim të rajonin tonë dhe me një kombinim eventual me lagështinë ciklonike ka gjasa për reshje më përfshirëse bore, sidoqoftë ende duhet të presim dhe të shohim evoluimin e mëtutjeshëm të gjendes sinoptike.

Pas fillimit pranveror të vitit 2022 nga 6 ose 7 Janari temperaturat gradualisht do të vinë duke u ulur dhe priten edhe reshje të herëpashershme lokale atmosferike./MeteoBallkan

Reklama