Kungulleshat, perimet e shëndetshme që kultivohen në Rahovec

Rahoveci kultivon shumicën e pemëve dhe perimeve. Ndërto, janë edhe kungulleshat.

Drejtoria e bujqësisë ka bërë një postim ku flet për kultivimin e këtij perimi nga fermeri Imer Fazliu nga fshati Celinë.

Drejtoria ka shkruar se Fazliu, përveç kungulleshës kultivon edhe të tjera perime, dhe shumicën e tyre në ambient të hapur.

Njoftimi i plotë i drejtorisë:

Konsumimi i perimeve të ndryshme, ka rëndësi të veçantë për shëndetin tonë e sidomos kur ato janë të pasura me vitamina dhe minerale të ndryshme.

Kungulleshat jo vetëm që kanë shije të mirë, ato përmbajnë përbërës të shumtë të çmuar për shëndetin e njeriut.

Imer Fazliu nga fshati Celinë, kultivon shumicën e llojeve të perimeve të cilat njihen si perimet më të shëndetshme për konsum. Ai në parcelat e tij me sipërfaqe mbi 2 ha ka të mbjellur kultura të ndryshme perimore si: kungullesha, brokoli, marulla, kunguj, pjepër etj.

Shumicën nga këto të mbjellura i kultivon në ambient të hapur.

Rahovec

11/06/2020

Reklama