Kryetarit të VV-së, Visar Korenica, i qëllon ditëlindja në Ditën e Çlirimit të Rahovecit

Drejtuesit të Vetëvendosjes në Rahovec, Visar Korenica, i ka rastisur që më 14 qershor ta festoj ditëlindjen, pikërisht në Ditë e Çlirimit të Rahovecit.

Ai për këtë gjë ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook.

Ka thënë se për këtë gjë ndjehet i bekuar.

“Kur t’qëllon edhe ditëlindja ne këtë ditë të bekueme të çlirimit të Rahovecit, vendit tim të lindjes, ska se si mos me u ndje i bekuem. Urime Rahovec, urime Kosovë!”, ka shkruar Korenica.

Reklama