Kryetari Latifi uron për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka uruar fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve që shënohet sot, më 1 qershor.

Ai ka thënë se ndaj fëmijëve duhet pasur përgjegjësi dhe kujdes.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duhet rikujtuar edhe një herë përgjegjësinë që kemi ndaj tyre dhe kujdesin që duhet të bëjmë, në mënyrë që ata të rriten në një Kosovë më të mirë. Gëzimi juaj është motivi i jetës së prindërve tuaj, jetës tonë dhe i gjithë shoqërisë”, ka shkruar Latifi.

“Urime 1 qershorin, fëmijë!”, ka përfunduar ai.

 

Reklama