Kryetari Latifi raportoi për gjashtë muajt e parë të qeverisjes së vitit 2019

Sot Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka paraqitur raportin gjashtëmujor të punës para qytetarëve të komunës.

Sipas Zyrës për Informim, të pranishëm në këtë debat kishte shumë të pranishëm, prej të cilëve ishin edhe kryetarët e lagjeve e fshatrash, si dhe drejtues të organizatave të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Në debatin me qytetarë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi ka paraqitur punën gjashtëmujore (6) të këtij viti

Bazuar në nenin 68 paragrafi 1 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Nr. 03/L-040, ku parashihet që Komunat të mbajnë së paku dy takime me publikun çdo vit, një në gjashtëmujorin e parë të vitit dhe një tjetër në gjashtëmujorin e dytë, lidhur me çështjet në interes të përgjithshëm, nenet 23,24 dhe 25 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005 i datës 29.03.2017 dhe nenit 7 pika 1 të Rregullores Komunale për Transparencë si dhe njoftimin e bërë publik me datë 26 qershor 2019 , në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, Kryetari i Komunës, z.Smajl Latifi ka përmbushur obligimin ligjor andaj sot ka mbajtur debatin publik me qytetarë për gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2019.

Të pranishëm në debat ishin kryetar të lagjeve dhe fshatrave, qytetarë, përfaqësues të Qendrës Rinore SHL-Kosova dhe përfaqësues të OSBE-së zyra në Rahovec.

Në këtë takim, Kryetari Latifi, e ka prezantuar punën gjashtë mujore (6) janar-qershor 2019, të qeverisë Komunale në Rahovec, si dhe është përgjigjur në pytjet që i kanë papashtruar të pranishmit.

Fillimisht, Kryetari Latifi, ka paraqitur investimet e bëra, dhe ato të cilat janë duke u realizuar duke filluar me Drejtoritë përkatëse të cilat janë Komunën e Rahovecit.

Në fund Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, është përgjigjur në pytjet e drejtuara nga të pranishmit, si dhe i ka dëgjuar edhe sygjerimet e tyre.

11 korrik 2019, Rahovec

Reklama