
Fitores së djeshme të Kosovës ndaj Bullgarisë, i është gëzuar edhe kryetari Smajl Latifi, i cili ka reaguar nëpërmjet Facebook-ut pas fitores.
Latifi ka thënë se djemtë e Kosovës “po na bëjnë krenar”.

“Perfaqësuesja e shtetit të Kosovës na bëri të gjithëve krenarë sonte! Faleminderit lojtarëve për emocionet e jashtëzakonshme. Urime!”, ka shkruar ai.
Kosova fitoi dje me rezultat 3:2 kundër bullgarëve, duke vazhduar trendin e ballafaqimeve pa humbje, që prej vitit 2017.
Me këtë ritëm të ndeshjeve, Kosova ka gjasa reale që të kualifikohet në Kampionatin Evropian.
