
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi i ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi pas lajmit se fëmija i familjes së tyre, Odiseu 10-vjeçar, ka humbur jetën aksidentalisht në ujërat e Drinit të Bardhë.
“Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku. Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta”, ka shkruar Latifi.

Ai ka thënë se vdekje si kjo e Odiseut “na pikëllojnë të gjithëve”.
“Pusho në paqe, Odise!”, ka shkruar në fund Kryetari Latifi.
