Kryetari Latifi nesër u përgjigjet qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019

Komuna e Rahovecit ka lëshuar një njoftim për të gjithë qytetarët e Rahovecit dhe grupet e interesit për debatin publik që kryetari Smajl Latifi do ta organizojë nesër, ku do të raportojë për punët e komunës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2019.

Ky debat publik do të nis  në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec.

“Në këtë debat do të keni mundësi të njiheni për punën gjashtë (6) mujore (janar-qershor 2019), zhvillimet aktuale në Komunë si dhe për planet tona për të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Pas paraqitjes së Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t‘i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjithë temat të cilat atyre ju interesojn.

“Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur”, thuhet në fund të njoftimit të komunës.

Vlen të theksohet se raporti gjashtëmujor i punës së Komunës tashmë është bërë publik, dhe secili që dëshiron mund të ketë qasje në raport nëpërmjet uebfaqes zyrtare të komunës. /RahoPress/

Reklama