Kryetari Latifi inspekton korje-shirjet, sivjet rendimenti është i kënaqshëm

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka inspektuar sot nga afër korje-shirjet nëpër fushat me grurë të fermerëve të komunës.

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se bashkë me Kryetarin Latifi ka qëndruar edhe drejtori Berat Duraku, të cilët kanë vizituar fermerin Zijadin Kelmendi.

“Kryetari Smajl Latifi inspekton nga afër korjet-shirjet që po zhvillohen në Komunën tonë. Kryetari Smajl Latifi bashkë me Drejtorin e DBPZHR Berat Duraku sot kan vizituar fermerin Zijajdin Kelmendi, i cili është kultivues mjaftë i mirë i kulturës së perimtarisë dhe drithërave. Zijajdin Kelmendi nga Fortesa punon afër 12 Ha tokë, ku ka të mbjellur 4 Ha me Shalqin, 4 Ha me Speca si dhe 4 Ha me Grurë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë.

Sipas njoftimit, fermeri Kelmendi sot ka filluar korjen e grurit ku ka arritur të korrë rendiment mjaftë\ të kënaqshëm, që është 9.000 kg për 1 hektar.

“Krejt kjo është arritur falë një pune të përkushtuar nga ana e tij, si dhe falë kushteve të mira që i janë përshtatur kulturës së gruritë kohës së fundit. Duke pasur parasysh se kultura e grurit është një kulturë strategjike për vendin tonë, Kryetari Smajl Latifit ka uruar fermerin në fjalë, për punën dhe përkushtimin e tij për rendimentin e fituar i cili për këtë vitë pothuajse është rekord”, thuhet në fund. /RahoPress/

Reklama