
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit, Bjondina Kleçka, bashkë me kryetarin e Komunës Smajl Latifi, kanë inspektuar sot punimet që janë në proces për restaurimin e monumenteve kulturore.
Drejtoresha Kleçka disa prej punëve që janë duke u kryer në këto projekte.

Njoftimi i plotë i drejtoreshës Kleçka;
Bashkë me kryetarin e komunës Smajl Latifi, vizituam punimet që janë duke u përfunduar në restaurimin e monumenteve kulturore të komunës sonë.
Gjatë këtij projekti, është funksionalizuar;
Kyçja e ujësjellësit në gypin e rrjetit ekzistues të Krojit të Sheshit të Republikës |,
Mbjellja e druve dekorativ,
Mbulimi i konstruksionit të kulmit me rrasa të gurit, me pamje arkeologjike,
Mbushja e fugave në pjesën e brendshme, si dhe të jashtme të përoit.
Largimi i mbeturinave
Do vazhdojn punimet në këtë kron, me vendosjen e karrikave, vendosjen e pllakës me emërtim të kronit, vendosja e kubzave në pjesën përreth kronit, dhe punë tjera.
