Kryetari Latifi del në mesnatë në teren, për të rregulluar problemin e ujit të pijes

Për shkak të një defekti në gypin kryesor të ujit të pijes, mbrëmë kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka dalë në mesnatë bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi, e punëtorët e KRU “Gjakova”, për ta sanuar dëmin.

Defekti, sipas Latifit, ishte në Marmull.

Ai ka falënderuar ekipin e KRU “Gjakova” për gatishmërinë.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Drejtorin e Shërbimeve Publike Përparim Krasniqin, aktualisht gjendemi në Marmull të Gjakovës, për të parë nga afër punimet për sanimin e defektit në gypin e ujit të pijshëm.

Falënderoj ekipet e KRU “GJAKOVA”, të cilët po e kryejnë një punë të madhe dhe tashmë janë në përfundim e sipër të sanimit të plotë të defektit.

Besoj se, rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm do të kemi ujë të pijshëm!