Kryeministri i Izraelit falënderon aleatët, Amerikën e rendit të parën e Shqipërinë të dytën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka falënderuar aleatët për mbështetjen në konfliktin ndaj organizatës palestineze të shpallur terroriste “Hamas”.

Netanjahu flamurin e Shqipërisë e ka renditur të dytën pas asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit që qëndroni me vendosmëri me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”.

Në ditën e shtatë të rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë të hakmerret me forcë ndaj sulmeve raketore të Hamasit.

Reklama