Krishtlindjet në Francë me ngjyrat e grevës

Transport publik i ngadaltë ose jo-ekzistues dhe dhuratat për grevistët nga kutia e kursimeve të sindikatës shënuan një Krishtëlindje në Francë kur greva kundër reformës së paralajmëruar pensionale e cila hyn në javën e katërt, nuk ka përfunduar.

Të mërkurën, më  25 dhjetor, ditën e 21-të të grevës së trafikut, trenat dhe metrotë në Paris pak punuan dhe disa linja nuk funksionuan fare.

Të enjten, trafiku do të vijojë të jetë “shumë i ndërprerë”, veçanërisht trenat me shpejtësi të lartë (TGV), pasuar me dy nga pesë linjat e metrosë me 16 linja të mbyllura në kryeqytet.

Shkaku i grevës dhe demonstratave është reforma që presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të sjellë 42 fondet e pensioneve në një sistem “universal” dhe t`i ndërpres “planet e pensioneve speciale”, duke përfshirë edhe punëtorët e Metrosë së Parisit dhe ata të Hekurudhave të Francës që i mundësojnë punonjësit e tyre që paguajnë për ato plane gjatë jetës së tyre të punës, të dalin në pension më herët se të tjerët, transmeton Klan Kosova.

Disa grevistë u takuan në stacionet e trenave dje në “ndejat e e Krishtëlindjes” për të mbajtur gjallë “planet  e grevës”.

Gjersa grevat fillojnë të dëmtojnë punonjësit financiarisht, InfoCom-CGT u dha punonjësve të Metrosë së Parisit një çek më vlerë  prej 250,000 euro nga fondi i saj i grevave për të ndihmuar.

Dita tjetër e protestave të mëdha është e shtuna, 28 dhjetor,  ku është paralajmëruar një veprim grevist në të gjithë Francën.

Sindikatat takohen me Qeverinë më 7 Janar, ndërsa projektligji pritet të paraqitet në Këshillin e Ministrave në 22 Janar.

Opozita kritikoi vonesën e qeverisë në fillimin e negociatave

Reklama