Krijimet e shkrimtarit Fahredin Shehu nga Rahoveci botohen në gjuhën italiane në Romë

Krijimet poetike të shkrimtarit nga Rahoveci, Fahredin Shehu, janë përfshirë në antologjinë e poetëve të Ballkanit, të botuar në gjuhën italiane në Romë, “Antologia di poeti contemporanei dei Balcani”.

Në këtë botim janë përfshirë diku 10 poezi të Shehut të përzgjedhura nga poeti boshnjak Emir Sokolovic.

Në këtë antologji janë përfshirë edhe poezitë e dy krijuesve nga Shqipëria, të Visar Zhitit dhe Luljeta Lleshanakut.

Poezitë e antologjisë bashkëkohore të poetëve ballkanikë janë përzgjedhur dhe redaktuar nga Paolo Maria Rocco dhe Emir Sokolovic.

Monografia “Antologia di poeti contemporanei dei Balcani” është botuar në Urbano të Romës nga shtëpia botuese Lieto Colle.

Shkrimtari Fahredin Shehu bën pjesë në plejadën e krijuesve më të afirmuar bashkëkohorë shqiptarë. Krijimet e tij tashmë janë përkthyer në gjuhët të ndryshme të botës.

Përveç tjerash, Shehu aktivisht merret me kaligrafi duke zbuluar teknika dhe mediume të reja për këtë lloj specifik të artit vizual. Ndërsa merret edhe me studime të trashëgimisë shpirtërore botërore.

Reklama