Kryetari i Rahovecit përballë Jeta Xharrës, numërohen të arriturat e komunës

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, sonte është i ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, ku po flet për punët e komunës gjatë tre viteve qeverisje.

Latifi ka numëruar disa prej të arriturave të qeverisjes së tij.

Ai ka thënë se Komuna e udhëhequr nga ai ka përfunduar ndërtimin e palestrës “Mizaher Isma”, ka rritur buxhetin për bujqësi mbi 1 milion euro.

“Buxheti në bujqësi bërë në mbi1 milion euro. Bujqit dhe fermerët ia kanë pa hajrin kësaj pune”, ka thënë Latifi.

Kryetari Latifi po ashtu ka thënë se së shpejti do të përfundojë edhe ndërtimi i QKMF-së kryesore në Rahovec.

“Kemi ndërtu shtigje të ecjes, shtigje për biciklistë . Janë qindra projekte në sektorë të ndryshmë, që nga qeverisja jonë, kanë përfituar qytetarët e Rahovecit. Gjendja financiare e Komunës së Rahovecit, është stabile”, ka thënë ai.

Reklama