“Krejt dhe Padrejtë”, Gastronomët protestojnë para Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.

Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhje e fundit nacionale.

Në pankartën e tyre shkruhej mes tjerash “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi.”

Gastronomët po kërkojnë lirimin e masave kundër koronavirusit nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Reklama