Krasniqi njofton se në Celinë po punohet në disa projekte infrastrukturore

Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka njoftuar se në fshatin Celinë është duke u punuar në disa projekte infrastrukturore.

Ndër këto projekte, ka thënë ai, janë pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve dhe atyre civile, ndërtimi i rrugëve lokale, rrjeti i ujërave atmosferike, rregullimi i varrezave të dëshmorëve.

Ai shkruan:

Infrastruktura publike në fshatin Celinë!

Disa nga projektet që janë duke vazhduar punimet në këto pozicione;

⤵️

1.Pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave të Dëshmorëve dhe civilëve,

2.Ndërtimi i rrugëve lokale,

3.Rrjeti i ujërave atmosferik në rrugën kryesore Celinë-Krushë e Madhe,

4.Rregullimi i varrezave të Dëshmorëve…

Vazhdojmë edhe në projekte tjera!

Reklama