KQZ tregon si diaspora duhet të dërgojë pakon me fletëvotim në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrwmw ka njoftuar tw gjithw aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës për periudhën se kur duhet të votojnë dhe mënyrën si duhet ta dërgojnë fletëvotimin në Kosovë.

KQZ-ja ka sqaruar se në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, mund të votohet vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik, njofton Klan Kosova

Duke respektuar edhe procedura tjetër e dërgimit të fletëvotimit, duke pasur kujdes që të ruhet edhe fshehtësia e votës.

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës

Votimi Përmes Postës

Posta nr. 6, Kutia Postare 351

10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Fletëvotimin përmes postës duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Në rast se dërgohen fletëvotime për persona të tjerë KQZ bën të ditur se fletëvotimet do të refuzohen.

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

Kujtojmë se 102 mijë e 100 votues janë konfirmuar si votues jashtë vendit, teksa KQZ-ja ka përfshinë në listë votuese edhe ata persona që nuk u lajmëruan në telefon.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i personave janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 102 mijë e 100.

Reklama