KQZ sot shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dje përfundoi procesi i numërimit të votave nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo shënoi edhe numërimin e të gjitha votave nga zgjedhjet parlamentare.

Në listën e publikuar nga KQZ, Vetëvendosje prin e para me 44.252 vota, duke u pasuar nga PDK-ja me 5032 vota, LDK-ja me 4287 vota, AAK-ja me 1112 vota, Nisma me 438 vota dhe partitë e tjera me më pak vota, njofton Klan Kosova.

Reklama