KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, 21 komuna shkojnë në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Rahoveci, edhe në rezultatin përfundimtar, si në atë preliminar, shkon në balotazh me fitoren e bindshme të kandidatit të AAK-së Smajl Latifi me 47.18% të votave. Ai do të përballet në balotazh me Visar Korenicën e VV-së, i cili ka marrë 24.84% të votave.

Sipas rezultateve përfundimtare, në raundin e parë 17 komuna janë bërë me kryetarë, teksa 21 të tjera do të zgjedhin atë në raundin e dytë që do të mbahet më 14 nëtor.

Rezultatet e nëntë vendvotimeve që ishin në rinumërim, janë dorëzuar vetëm para pak minutave dhe ato janë përfshirë në rezultatin përfundimtar. Sipas KQZ-së, rinumërimi tregoi se ka pasur vetëm disa gabime të vogla teknike apo njerëzore siç u tha.

Kliko KËTU për të parë rezultatet  përfundimtare të raundit të parë.

Reklama