KQZ: Deri në ora 15:00 votuan rreth 23.5% e qytetarëve me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00, dalja e qytetarëve me të drejtë vote, ishte 23,55%.

Zgjedhjet për balotazh po zhvillohen në 21 komuna të Kosovës, ndërkohë që deri në ora 11:00 dalja në zgjedhje ishte 7,22%.

Dalja në votime në rundin e parë, deri në ora 15:00 ishte 26,7%.

Qendrat e votimit në komunat ku po votohet do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Reklama