Kosovari vdes në një aksident gjatë skijimit në Bansko të Bullgarisë

Agron Uka, gastronom me profesion, ka vdekur si pasojë e një aksidenti gjatë skijimit në Bansko të Bullgarisë, kanë thënë nga Komuna e Ferizajt për Express.

Sipas informacioneve të para, Uka nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

Reklama