Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza aq sa koreano-veriorët

Vetëm në një vend më shumë se qytetarët e Koresë së Veriut, mund të udhëtojnë kosovarët pa viza.

Raportet periodike të “Henley Passport Index”, matin pasaportat më të përdorshme pa viza në botë.

Kosova është renditur në pozitën e 198-të, nga 209 shtete të botës të cilat janë matur sa i përket qasjes në shtete tjera pa viza.

E renditur, pos Koresë së Veriut, krahas Sudanit, Sirisë e Irakut në fund të listës, kosovarët mund të udhëtojnë në 40 shtete në gjithë botën pa pasur nevojë për vizë, derisa japonezët që janë renditur në pozitën e parë, në 191 vende.

Reklama