Kosova zbardhet nga bora, ky do të jetë moti për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe i vranët, herë pas here dhe vende-vende me reshje bore. Në disa ultësira në Dukagjin mund të ketë reshje shiu. Temperaturat pritet të shënojnë ulje të mëtutjeshme sidomos në mbrëmje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore, varësisht nga vendi, rajoni, pozita gjeografike, lartësisa mbidetare etj. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme.

Të enjtën në tërë rajonin na pret mot i ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Rrallë në disa rajone priten fjolla sporadike bore, ose rrebeshe afatshkurtra bore. Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe me acar në viset tona kontintale.

Nga e premta përmirësim gradual i motit, por mëngjesi i së premtës pritet të jetë shumë i ftohtë dhe me acar të fortë në Kosovë dhe disa vise të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për veriun e Malit të Zi as mos të flasim.

Nga e shtuna përmirësim i mëtujteshëm i motit, me ngritje të temperaturave si minimale po ashtu edhe ato maskimale. /Meteoballkan

Reklama