Kosova përfshihet nga fronti i ftohtë, temperaturat do të bien deri në 0 gradë Celsius

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Reshje mund të ketë të intensitetit të dobët, shi dhe borë në viset kodrinore-malore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa vende-vende e fuqishme nga veriu.

Në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi gjatë ditës së sotme do të mbajë mot më i freskët, në viset kodrinore-malore edhe mjaft i ftohtë, me mundësi edhe për reshje bore. Në viset tjera reshjet do të jenë vetëm sporadike.

Temperaturat do të ulën natën e sotme dhe do të sillen rreth 0 gradë celsius, pra në rajonet kodrinore-malore ekziston potencial edhe për ngrica.

Të mërkurën pas një mëngjesi mjaft të ftohtë dhe vende-vende me ngrica, gjatë ditës priten ngritje të ndjeshme të temperaturave. Gjithashtu do të kemi edhe shumë rreze dielli në tërë rajonin.

Nga e enjta përsëri do të kemi shtim të vranësirave, kurse lokalisht do të ketë edhe reshje kryesisht të dobëta shiu.

Reshje intensive dhe “serioze” shiu në rajonin tonë do të kemi nga e diela e tutje./Meteoballkan

Reklama