Kosova i përfiton 210 milionë euro donacion nga marrëveshja për të burgosurit me Danimarkën

Kosova është duke negociuar me Danimarkën për një marrëveshje, e cila përfshin lirimin e burgut të Gjilanit për përdorim nga të burgosurit danezë.

Eris Hana, anëtar në Komisionin Negociues të Marrëveshjes për të Burgosurit me Danimarkën, ka thënë se marrëveshja do të kalojë për miratim nga parlamentet e të dyja shteteve.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se Kosova do t’i përfitojë 210 milionë euro donacione nga marrëveshja për të burgosurit, për dhjetë vjet më radhë.

“Nuk kemi ndonjë planifikim ku do t’i investojmë të hollat. Nuk ka ndonjë plan konkret, ku do të shpenzohen dhe ku do të shfrytëzohen ato të holla. Ato janë për të mirën e shtetit tonë dhe ne jemi duke u munduar të ruajmë sigurinë shtetërore”, ka thënë Hana.

Reklama