Koronavirusi fut në vështirësi bujqit rahovecas, Duraku propozon që të blihen produktet e tyre nëpër serra

Covid-19 ka vënë në vështirësi të madhe edhe sektorin e bujqësisë në Rahovec, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku.

Ai ka sugjeruar që për shkak të mungesës së tregut, qytetarët të thërrasin fermerët në telefon dhe të shkojnë të blejnë produktet te serrat e tyre.

Njoftimi i plotë:

Qytetarët e nderuar të Komunës së Rahovecit, fermerët tanë janë në vështirësi të mëdha me dy të këqija, për shkak të virusit COVID-19 si dhe për shkak të mungesës së tregut e cila ka bërë që prodhimet e gatshme të mbesin në serrat e tyre. Kulturat perimore siç janë Sallata e Gjelbërt dhe Spinaqi janë të gatshme për treg dhe për të ju ofruar qytetarëve tanë.

Në pamundësi të daljes në treg, qytetarët e Komunës sonë furnizimet e këtyre produkteve mund ta bëjnë direkt nga fermat kultivuese tek fermerët prodhues.

Këtu mund të gjeni disa nga fermerët të cilët mund të ju ofrojnë këto produkte perimore, duke filluar nga ora 07:00-10:00 dhe nga 16:00-20:00

Selami Haxhimustafa – Rahovec

Nr i tel: 044606687

Bejtullah Kastrati – Malësi e Vogël

Nr i tel: 044619117

Ekrem Duraku – Krushë e Madhe

Nr i tel: 044269164

Ti ndihmojmë fermerët tanë, mos të humbet mundi dhe djerësa e tyre.

Vërejtje: Të gjithë fermerët tjerë të cilat produktet e tyre i kanë të gatshem për treg le të na shkruajnë!