Korenica: Kontrolloni shpejtësinë, duke u ngutur nuk arrijmë askund në kohë por humbim jetën

Pas aksidentit të rëndë që ndodhi dje në Bërnjak ku mbetën të vdekur 3 të vdekur, ka reaguar edhe kryetari i VV-së në Rahovec, Visar Korenica, i cili ka kërkuar nga qytetarët që ta kontrollojnë shpejtësinë kur ngasin automjetet.

Korenica ka thënë se me shpejtësi të lartë nuk arrin askund në kohë, por më e keqja që mund të ndodh është humbja e jetës.

“Ne Rahovec ne aksin rrugor Rahovec – Xerxe ka ndodh nje aksident i rende, si pasoje kane gjetur vdekjen 3 persona dhe 3 tjere ne gjendje te rende. Me shpejtesi te larte nuk mbrijme me kohe por humbim kohen, humbim jeten. Kontrolloni shpejtesine, eshte kohe vere temperaturat jane te larta, dhe kemi me shume automjete ne rruge. Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve. Zoti i meshirofte te vdekurit”, ka shkruar Korenica.

Ndryshe, Kryetari Latifi ka shpallur Ditë Zie të hënën pas aksidentit të djeshëm. Si pasojë e aksidentit edhe tre persona të tjerë janë të lënduar, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. /RahoPress/

Reklama