Korenica e pranon rezultatin, Smajl Latifit ia uron fitoren

Kandidati i VV-së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, e ka pranuar rezultatin preliminar të KQZ-së, që e nxjerr bindshëm fitues Smajl Latifin e AAK-së.

Ai ka falënderuar votuesit e VV-së në Rahovec dhe e ka uruar Latifin për fitoren.

Korenica ka shkruar:

Faleminderit Rahovec!

Dua të shpreh falënderimet e sinqerta për votuesit e shumtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Rahovecit.

Rruga e gjatë për ndryshim vazhdon. Kurse unë do të vazhdoj të kontriboj për Rahovecin nga pozita e deputetit.

Kundërkandidatit tim, Smajl Latifi nga AAK, ja uroj fitoren e këtyre zgjedhjeve!

Reklama