RAHOPRESS
    Facebook Instagram Twitter YouTube TikTok
    RAHOPRESS
    • Lajme
    • Sociale
    • Sport
    • Bujqësi
    • Kult
    • Moti
    • OP / ED
    • Plus
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    RAHOPRESS

    Konjufca: Thaçi është dirigjent i rastit “Gylenistët”

    24/06/2019 - 13:32
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn

    Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme për raportin e hartuar për rastin “Gylenistët” ka thënë se së pari duhet të shihet dëmi që kjo ngjarje i ka bërë shtetit të Kosovës.

    “Mund të konkludojmë që pushtetarët tanë kanë vendosur një relacion, unë do të thoja të vasalitetit mes Kosovës dhe një pushteti politik të një shteti tjerët. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe kjo e dëmton Kosovën shumë. Pra nëse shihet se si ka ardhë urdhri dhe kërkesa prej pushtetit të Turqisë dhe qysh është zbatuar ajo kryekëput nga institucionet tona, kjo tregon që shteti i Kosovës po zhvillon marrëdhënie vasaliteti me shtetin e Turqisë.

    Sipas Konjufcës, vendit i është bërë dëm i jashtëzakonshëm derisa në këtë mënyrë është dëmtuar edhe procesi për aplikim në Këshill të Evropës.

    “Është bërë një dëm i jashtëzakonshëm sa i përket institucioneve të BE-së dhe institucioneve tjera evropiane në dy dimensione. Ju e patë që Komisioni Evropian e kishte listuar këtë ngjarje si një nga dështimet më të mëdha të shtetit të Kosovës, mënyrën e dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Përmes kësaj është dëmtu procesi ynë për me apliku në Këshillin e Evropës sepse respektimi i të drejtave të njeriut është elementar”, shtoi ai.

    Konjufca tha tutje se dita e deportimit ka treguar edhe se institucionet më të larta të sigurisë në vend, përfshirë edhe Presidenca, janë të përfshira në shkelje të rënda.

    “Ky rast i deportimit tregon se prej presidencës deri te AKI-ja, policia e gjyqësori janë të përfshira në këto shkelje të rënda. Qysh datën e nesërme kur pati ndodhë ky deportim i kemi pas tri deklarata të tre zyrtarëve të lartë të shtetit. Prej zhvillimit të ditëve pasi që kjo ngjarje ndodhi mund të thuhet se presidenti Thaçi ka qenë dirigjenti i kësaj ngjarje të rëndë”, përfundoi ai.

    Të fundit nga rubrika

    BE: Situata Kosovë-Serbi, më shqetësuesja që nga viti 2013

    15/11/2022 - 15:15

    Nga Kosova po ikin edhe të punësuarit, i riu nga Vitia e lë punën për Zvicrër

    15/11/2022 - 08:13

    Arrestohen Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

    14/11/2022 - 13:00

    Kurti në Vjenë: Kosova ka shënuar rritje të lartë ekonomike

    14/11/2022 - 11:35

    Rritja e pagave në sektorin publik e privat, nevojë urgjente

    14/11/2022 - 09:41

    Përse nuk ndodhi takimi Kurti-Vuçiq në Paris? Gazetarja zbulon prapaskenat në “Ballkan”

    14/11/2022 - 09:32

    Haradinaj sërish thirrje Kurtit: Prano kërkesën e Amerikës për shtyrjen e vendimit për targat

    06/11/2022 - 16:30

    Kurti: Situata e sigurisë në Kosovë rrezikohet nga individë e grupe të ndryshme të kriminalizuara

    06/11/2022 - 16:16

    Policët serbë në veri dorëzojnë dorëheqjet në stacion policor

    06/11/2022 - 16:12

    Sveçla në veri, viziton Policinë e Kosovës

    06/11/2022 - 13:23
    Rreth Nesh
    Rreth Nesh

    Kjo faqe është pronë e RahoPress L.L.C. Shfrytëzimi, kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar i përmbajtjes, qoftë origjinale apo e modifikuar, pa leje paraprake, paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Kontakt

    Email: [email protected]

    Marketing: [email protected]

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LINQE

    Radio Evropa e Lirë

    Zëri i Amerikës

    DW Shqip

    Impressum

    Privacy Policy

    © 2019-2023 RahoPress të gjitha të drejtat e rezervuara

    Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.