Konjufca dorëhiqet, LVV ia jep LDK-së pozitën e kryetarit, pozita e presidentit ‘jashtë lojës’

Arritja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është zhbllokuar gjatë ditës së djeshme.

Pengesa që deklarohej se ekziston është vendosur të hiqet sot.

Mësohet se Lëvizja Vetëvendosje është pajtuar të lëshojë rrugë dhe të pajtohet me kërkesën e LDK-së, që pozita e kryetarit të Kuvendit t’i takoj kësaj të fundit.

Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pas vetëm një muaji që drejtoi këtë institucion.Ndërsa LDK nuk do ta ketë ekskluzivisht pozitën e Presidentit.

Për këtë, palët do të flasin atëherë kur të përfundon mandati i presidentit aktual Hashim Thaçi, në prill të 2021.

Reklama