Komunat e AAK-së kryesojnë listën për performancën e vitit 2018

Ministria e Pushtetit Lokal ka bërë të ditur performancat në punë të qyteteve të Republikës së Kosovës. Kësisoj, sipas MPL-së, del se komunat e udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës prijnë me efikasitet.

Juniku, Deçani dhe Rahoveci janë tri komunat të cilat kanë marrë pikët maksimale duke lënë mbrapa 33 qytete të tjeraLidhur me këtë çështje është deklaruar Smajl Latifi, kryetari i Rehovecit.

“Pas zgjedhjeve lokale, në fillim të vitit 2018 e kemi marrë mandatin dhe kemi filluar me punë. Sot, kisha kënaqësinë të pranoj çmimin për performancën më të mirë komunale për vitin 2018 (top 4).

Ky çmim është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec. Kemi edhe shumë punë para vetes por jemi në rrugë të drejtë për t’u bërë shembull i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi”, ka deklaruar ai.

Reklama