Komuna vazhdon mirëmbajtjen e hapësirave publike, sot në Krushë u pastruan varrezat e dëshmorëve dhe varrezat civile

Komuna e Rahovecit është një prej komunave më efikase në vend për kujdesin ndaj hapësirave publike.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi ka njoftuar sot pikërisht për ndërhyrje në këtë fushë.

Ai ka treguar se sot për herë të tretë brenda muajve të fundit në Krushë të Madhe janë pastruar varrezat e dëshmorëve dhe varrezat civile.

Njoftimi i plotë:

Po vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike në tërë komunën!

Kompania për mirëmbajtjen e hapsirës publike, për herë të tretë brenda këtyre muajve ka bërë mirëmbajtjen në Krushë të Madhe!

✅ Mirëmbajtjen e varrezave të Dëshmorëve,

✅ Mirëmbajtjen e varrezave civile!

Krushë e Madhe, 11 korrik 2019

Reklama