Komuna tregon pikat ku rahovecasit mund të drejtohen për t’i plotësuar aplikacionet për subvencione

Komuna e Rahovecit, është e vetmja në Kosovë që do t’i asistojë fermerët në aplikimin për subvencione bujqësore.

Me këtë rast, dje Drejtoria e Bujqësisë, ka njoftuar për pikat ku fermerët mund të drejtohen që t’i plotësojnë këto aplikacione.

Njoftimi i plotë:

Subvencionet 2019

Zyrat e Gjendjes Civile në Krushë të Madhe dhe Ratkoc të gatshme për të pritur fermerët!

Gjatë ditës janë kryer edhe përgatitjet e fundit, në mënyrë që të jetë e gatshme çdo gjë për nesër datë: 03.06.2019.

Fshatrat që do të kryejnë shërbime në zyrën e gjendjes civile në Ratkoc janë:

Ratkoc

Malēsi e Vogël

Gexhë

Kramovik

Çifllak

Dobidol

Dejnë

Vrajakë

Bratotin

Gur i Kuq dhe

Mrasor

Në zyrat në Krushë të Madhe do të gravitojnë kēto fshatra:

Krushë e Madhe

Celinë dhe

Nagac

Poashtu fermerët nga qyteti dhe fshatrat që nuk janë të cekur më lart do të mirëpriten nga stafi i DBPZHR-së pranë zyrave në Rahovec.

Reklama