Komuna nis inspektimin e përfituesve të serrave, Latifi thotë se gjendja është mjaft e mirë

Kryetari i Rahovecit ka njoftuar se sot ka nisur inpektimi i serrave të fermerëve që kanë përfituar nga Komuna e Rahovecit, për të parë nëse janë përdorur sipas qëllimit të destinuar.

Latifi ka treguar se për këtë qëllim është krijuar një komision nga vetë ai, i cili ka nisur vizitat te të gjithë fermerët përfitues.

Por, gjendja sipas komisionit, deri tani, është mjaftë e mirë.

Njoftimi i plotë:

Sot ka filluar inspektimi i gjendjes së serrave për fermerët që kanë përfituar nga Komuna e Rahovecit!

Komisioni i formuar me vendim nga unë për verifikim të serrave, ka filluar vizitat te secili fermer përfitues, ku nga raportet e para kam mësuar se gjendja në terren është mjaft e mirë.

Ne si Komunë dhe qeverisje jemi të përkushtuar që të jemi pranë fermerëve tanë dhe të rrisim prodhimin e kulturave bujqësore, në mënyrë që të arrijmë të plotësojmë kërkesat e tregut tonë si dhe të rrisim të ardhurat për bujqit e të zhvillojmë ekonominë e Rahovecit.

Reklama