Komuna ndërton shtalla të vogla për fermerët rahovecas, ftohen që të aplikojnë

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Rahovecit ka ftuar fermerët që miren me sektorin e Blegtorisë, të aplikojnë për ndërtimin e shtallave të vogla.“Sektori i Blegtorisë në vendin tonë ballafaqohet me sfida të shumta, e sidomos tek blegtorët e vegjël të cilët jo rallëher kanë gjetur mbështetjen e duhur e cila është më se e nevojshme”, thuhet në njoftimin për media.Tutje thuhet se “duke pasur parasysh se shumica e fermerëve tan mbajnë një numër të vogël të krerëve me lopë, atyre i duhet mbështetje më e madhe si dhe t’i ofrohen kushtet më të mira në mënyrë që ata ta risin numrin e krerëve dhe të kontribuojn në ekonominë e vendit tonë.”Drejtoria ka dhënë detaje të tjera për mënyrën e aplikimit.”Në mënyrë që fermerët të mundë t’i arijnë objektivat e veta në këtë sektor, Komuna e Rahovecit për herë të parë përmes programit për grante investive do t’i mundësoj atyre ndërtimin e shtallave të vogla e cila do të jetë participim së bashku me fermerët. Aplikimi i fermerëve bëhet në zyrat e Drejtorisë për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Afati i aplikimit fillon prej datës 02 Shtator 2019 deri me datë 16 Shtator 2019”, thuhet në fund.