Komuna hapë konkurs për kopshtin më të bukur dhe rrugën më të pastër, fituesit shpërblehen

5 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Mjedisit. Kur kanë mbetur rreth dy javë deri në këtë ditë, Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka shpallur konkurs publik në dy kategori.

Më 5 qershor do të përzgjedhet: 1) kopshti më i rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës, si dhe 2) rruga më e pastër dhe më ekologjike. Sipas drejtorisë, të drejtë konkurrimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit.

Konkursi zyrtarisht do të hapet më 24 maj dhe do të mbetet i hapur deri më 5 maj, kur edhe do të organizohet ceremonia e përzgjedhjes së fituesve dhe ndarjes së dhuratave.ë

Më shumë: Konkursi i publikuar nga komuna

Reklama